Ruben Saraiva i ekstraduar nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Ai dyshohet si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023 në Shëngjin.
”Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë me pushime në Shqipëri! Jam njohur nga mediat me akuzat”, – mësohet të ketë deklaruar Saraiva në sallën e gjyqit.
Ruben Saraiva, 28 vjeç, u arrestua në maj të këtij viti në Marok, dhe në momentin e arrestimit nuk bëri rezistencë.
Të arrestuar në Britani të Madhe për vrasjen e Nikulajt, janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.
Për kryerjen e kësaj vrasje, Edmond Haxhia mori një armatë të tërë bashkëpunëtorësh të huaj, të cilët për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.
Kujtojmë se me 4 dhjetor u ezkeutua me breshëri plumbash, Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj, teksa po lëvizte me automjetin e tij foristradë ML në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, ku 40-vjeçari Entjan Nikulaj është viktima e tretë në harkun kohor të pak muajve, pasi pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në muajin korrik u ekzekutua me armë zjarri në Balldre Nikolin Lekstakaj, pergatiti TEMA.