Nga Erjon Braçe
Katër gjëra si reflektim modest ndaj asaj qe po lexoj;
E para, dje ne mbledhjen e grupit, as eshte kerkuar llogari, as eshte ngritur akuze, as eshte folur per tradhti.
Kolegu Kokedhima ka kerkuar te sqarohet se, perse eshte njoftuar me vonese-sipas tij, mbi angazhimin e seances plenare ne nje vendimmarrje per cuarjen ne Gjykaten Kushtetuese te ceshtjes se papajtueshmerise se pretenduar te mandatit te tij; vetem kaq!!
I eshte spjeguar me qetesi se;
Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ka shqyrtuar ceshtjen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese te marte, ka nxjerre raportin e tij dhe, prej atij momenti, sipas rregullores, hyn automatikisht ne rendin e dites se punes se Kuvendit ne seancen me te pare, pra te enjte.
Ne mengjes eshte bere mbledhja e Konferences se Kryetareve, eshte formalizuar hyrja ne rendin e dites; deputeti eshte vene ne dijeni, eshte mbledhur edhe grupi parlamentar ne prezence te deputetit, eshte percaktuar votimi i kushtezuar nga urdherimi i Gjykates Kushtetuese.
Ku eshte tradhetia e pretenduar dje dhe sot ne media??!!
C’eshte kjo editori qe shquan tradhetine kur vendimi merret nga nje Gjykate, pastaj ne prezence e sy te deputetit dhe, kur deputeti vete as qe e shqipton ne mbledhje?!!
E dyta, ka disa jave qe eshte kthyer ne frustruese jeta ne grupin parlamentar te PS, natyrisht prej provokimit permanent, kurtheve banale, “ushtrimeve” te dhunshme qe nuk kane asnje lidhje me mendjen por me nervat e gjithsecilit, fyerjeve, kercenimeve sporadike personale, imponimit te axhendave te ngushta teresisht individuale.
Thene kete, e cmoj teresisht si nje nga sa me siper, deklarimin e sotem se “ka shume deputete qe na mbeshtesin, por nuk flasin sepse rrezikojne, qendrimi yne ka kosto”.
Dikush sot me tha se kjo eshte e perseritur, nje tjeter me tha beje ajer.
Jo! Dua ti them dy fjale;
Ne 24 vite te militimit tim ne Partine Socialiste, kurre nuk e kam ndjerre veten te rrezikuar dhe, modestisht pranoj se kam menduar, folur e perballur shume me teper se kolegu “i rrezikuar”!!
Une nuk shquaj rrezik individual per kend;
Une shquaj rrezik kolektiv, per te gjithe grupin, pa perjashtuar kend, prej punes se munguar, mungeses ne territor, mungeses se komunikimit me anetarin e partise, mungeses ne takimet me komunitetin, ikjes nga beteja politike per reformat, shmangies nga pergjegjesia e kontrollit mbi qeverisjen, arratisja ne axhenda personale- te ndryshme nga ajo qe eshte e perbashket ne sherbim te atyre qe na kane votuar.
Ky eshte rrezik dhe nga ky rrezik nuk ka imunitet kush!! Vleresohet me vote!!
E treta, jam i neveritur nga rikthimi i debatit si batute; nisi ne Asamble, ne nje tjeter seri provokimi dhe vijoi dhe dje ne formen me trend- “mamaja ime gatuan me mire se maja jote; ke zgjedh ti?”
E refuzoj dhe kete!! Nuk u bera pjese ne Asamble dhe as do te behem pjese e banalitetit qe serviret perdite si politike moderne prej ketij “debati”.
Por nje gje po e shtoj;
Nga ajo qe po lexoj, eshte hera e pare qe une has kete fjalor fyes, percmues, lincues ndaj kolegeve te mi; e pashembullt-idiot e injorant, adresuar kolegeve te te njejtit grup kurre nuk e kam hasur ne kaq vite.
Natyrisht qe debati-batute, teresisht siperfaqesor e pa thelb, keshtu vijon.
Sot, duke lexuar, pashe dhe togfjaleshin “specie ne zhdukje”;
Une e kam te njohur- eshte hera e pare qe e them kete, perdorej per mua 4-5 vite te shkuara kur flisja per tatimin progresiv per te ardhurat, privatizimet dhe koncesionet ne ekonomi, arsimin dhe shendetesine si sherbim publik, punesimin si e drejte themelore e njeriut, konfliktin e interesit dhe rregjimin partiak per ta adresuar, klientelen politike konsensuale qe kishte kapur e kufizuar tregjet. Atehere une isha “antikapitalist” dhe “specie ne zhdukje”!!
Mu rikujtua sot duke lexuar dhe kujtoj se une nuk kam ndryshuar, te tjeret po ndryshojne per taktike personale, por serish “specie ne zhdukje” me vjen rotull!!
E katerta, dje ishte 15 mars, dita kur triumfi i politikes kriminale, lakmise si filozofi e nje projekti ekonomik familjar qe u njehsua me Shqiperine, djallezisht dhe me perfitim maramendes, vrau 26 shqiptare te zakonshem, ne nevoje, ne Gerdec.
Une nuk kam spjegim per heshtjen dje, vecanerisht te atyre qe apelojne per dekriminalizimin e politikes ne nivelin e larte, ne nje rast qe mbetet ekzemplar per te deshmuar krimin ne politike.
Ne nje rast qe uleret me shume se cilido tjeter, per nevojen e reformes se drejtesise, ne nje rast qe sherben edhe nje here me shume per te treguar se pushteti politik, legjislativ, egzekutiv vlejne per kete reforme qe duhet te riktheje fort e pa kthim parimin kushtetues:
Te gjithe te barabarte para ligjit!!
Te flasesh per pushtet, per largim ne opozite, ne nje dite si kjo dhe, me barren e rende te drejtesise qe mungon per krimet e politikes mbi kurrizin e perbashket, eshte tallje, po po tallje!!