Një twitter i Bajernit i ka hedhur benzinë vigjiljes së shumëpritur të ndeshjes me Juventusin. Klubi ka postuar në fakt një foto ku shihet portieri gjerman Nojer, dhe nje palë shina që çojnë në Allianz Arena, të shoqëruara me fjalët “Këtu është fundi”.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në polemika, disa prej të cilave kanë kujtuar binarët e famshëm të kampit famëkeq nazist të Aushvic-Birkenau.