UPDATE/ Identiteti i personit ne fjale me ne fund eshte zbuluar, ai eshte efektiv policie, dhe aktualisht roje tek reparti ushtarak ne Dragot. Shtetasi quhet Eduard Budini.
………
Një person i armatosur me pistoletë ka grabitur një taksist, pasi ka hipur në të si pasagjer.
Personi nuk është identifikuar ende, por fatmirësisht gjithçka është kapur nga kamera e sigurisë e instaluar në taksi. Pamjet janë shumë të qarta dhe grabitësi është lehtësisht i identifikueshëm nga ata që mund ta njohin.
Për këtë arsye, policia ka publikuar fotot dhe videon, duke u bërë thirrje njerëzve të ndihmojnë në identifikimin e tij.