Pas akuzave të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga qeveria në drejtim të Prokurisë, Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nuk i ka kursyer një përgjigje kryeministrit Albin Kurti. Në konferencën e fund vitit, Isufaj ka thënë se nuk i përket Kurtit që të ngrejë akuzat, por sistemit të drejtësisë bazuar në prova.
“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngremë kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngremë aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.
Kjo deklaratë vjen pasi Kurti tha më herët se është i shqetësuar pse prokuroria nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.