I ftuar në ‘Opinion’, Ali Ahmeti bëri me dije se kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut do të jetë komandant Talat Xhaferi, i cili është ndërkohë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Kur do e kemi kryeministrin shqiptar?
Ali Ahmeti: Më 28 Janar.
Dhe kush do jetë?
Ali Ahmeti: Talat Xhaferi.
Talat Xhaferi? Komandant Talat Xhaferi?
Komandant Talat Xhaferi.
Maqedonisë do t’i vesh për kryeministër një komandant të UÇK-së?
UÇK ka nënshkruar marrëveshje me NATO-n në 2001 që demobilizohet dhe uniforma e UÇK-së mbetet monument i kujtesës historike, e ka çdo ushtar, me një garancë të fuqishme që nuk do të keqpërdoret…
Ndërsa Talati do të mbetet monument i aktualitetit?
Ali Ahmeti: Talati më 28 Janar votohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut për kryeministër që do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme.
/a.r