Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga bjeshkët e Lëpushës, ku investimet në bujtina e agroturizëm po nxisin turizmin alpin.
Me male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth, zona shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyjet e dendur.
Lëpusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare, si dhe dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit