“Familja Berisha është koka e korrupsionit të Gërdecit”. Kështu deklaroi në juristi Romeo Kara në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj duke theksuar se hetimet duhet të shtrihen edhe për korrupsion. I pyetur për implikimin e Shkëlzen Berishës per Gerdecin juristi renditi aferat ku është i përfshirë.
“Të them që i njoh hetimet i bie të gënjej. Unë mendoj që SPAK ka një ndryshim me ardhjen e Dumkanit po mohuar dhe punën që është bërë më parë. I jap meritë të veçantë këtij drejtuesi energjik dhe me besim në vete. E ka kuptuar që është mision dhe jo thjesht një punë ku merret rroga.
Lidhur me Gërdecin shoh mangësi të madhe që nuk po hetohet për korrupsion. E kemi thënë që pasojat janë ato që po trajtohen si shpërdorime të detyrës, janë për shkak të një pangopësie për të fituar para në mënyrë të paligjshme. Lidhur me këtë korrupsion nuk po del roli aktiv. Korrupsioni ka vajtur shumë lart deri te i biri dhe Berisha. I biri ka qenë në takime me Deliorgjin, Kosta Trebickën etj. Nuk po del se kush po fshihet pas SHEL ndërmjetëse që e shiste me dyfishin e çmimit atë që blinte te Mejko.
Të gjitha këto të çojnë te Shkëlzen Berisha se është i biri i Berishës, pra janë të dy babë e bir. Është marrë peng një parti e tërë, njerëzit që votuan për ta, qeverisja kur këta kishin mazhorancën dhe aktet urdhrat kanë dalë në interes të aferave të tyre familjare. Edhe afera e ish klubit Partizani është e tillë e fëlliqur.
Gërdecin duhet ta shohim si korrupsion ku koka e korrupsionit është familja Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha”, tha Kara./m.j
Futeni në burg kriminelin komonist sali bajg berishën.
Njeriu që e ka marrë në për këmbë Shqipërinë në tre dekada ,nuk kemi.mëshirë për të .Duhet ndëshkuar konfiskuar poshtëruar ashtu siç e meriton .
Gërdeci të raftë në kokë.