Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva i ndaluar pak ditë më parë, dhe i liruar nga gjykatat, por nën hetim, do të ketë një post në kabinetin e ri qeveritar. Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se një burim pranë Presidentes braziliane Dilma Rousseff, ka thënë se da Silva do të vihet në krye të Ministrisë së Çështjeve Legjislative, e cila drejtohet aktualisht nga Ricardo Berzoini.
Marrja e një posti të tillë do të thotë më shumë mbrojtje ndaj hetimeve që kanë nisur ndaj ish-Presidentit në lidhje me një aferë korruptive për kompaninë shtetërore të naftës Petrobras. Mësohet se një biznesmen i ndërtuar një shtëpi në një fshat ish-Presidentit.