Harta e re gjyqësore aq shumë e kontestuar do të mbetet në fuqi. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Dhomës së Avokatisë dhe Komitetit të Helsinkit për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nënvizohet se ‘nuk cenohet e drejta e aksesit në Gjykatë dhe barazia para ligjit.
Harta e re gjyqësore u miratua më 21 korrik të vitit të shkuar, ku veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit, në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.
Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun./m.j