Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha se në seancën e sotme është kërkuar që ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka lënë çështjen të pagjykuar në themel. Po ashtu, ai tha se është kërkuar për së dyti përjashtimi i gjyqtares. Avokati shtoi se nëse gjykata do të veprojë për Berishën njësoj siç vepron për ditë me trafikantë e persona të ngjashëm, atëherë bën një gabim të rëndë.
“Vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës që ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka lënë çështjen të pagjykuar në themel. Ju e dini që ata kanë vendosur moslegjitimimin e një të pestës së deputetëve dhe në mungesë të shterimit të gjykimit kushtetues që ta çojë në gjykim incidental në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e sotme, pa mbaruar mirë ne kërkimin vinte vendimi i gjykatës për rrëzimin e saj. Me autorizimin e Ramës, sipas atij, autorizimi vazhdoi dhe gjyqi. Kjo ka qenë edhe arsyeja e kohës. Ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares, pasi ajo relatoi se kërkesa jonë për përjashtim… Gjykata e shtyu vendimin për nesër në orën 3. Kjo gjykatë ka vendosur një precedentë duke vazhduar gjykimin me kërkesë përjashtimi të pagjykuar.
Nëse kjo gjykatë do të veprojë për Berishën njësoj siç vepron për ditë me trafikantë e persona të ngjashëm, atëherë bën një gabim të rëndë. Kjo sot ishte e barabartë me gjykatat partizane që kanë qenë dikur”, tha Gjokutaj.
Kur u denua Nano prej teje ishte e drejte? Ai doli i pafajshem dhe ti sot duhet te ishte I pandehur qe veprove me urdher politik