Deputeti i PD-së, Flamur Noka, mbështetës i Rithemelimit, ka deklaruar sot në “3D” që përkrahësit e ish-Kryeministrit Sali Berisha do të protestojnë para SPAK me pankartat që tregojnë vendimet e firmosura nga Edi Ramës dhe Erion Veliaj për Inceneratorët .
“Nesër Rama ka urdhëruar përsëri lojën e mbajtjes peng e identitetit dhe logos së PD, ne do të protestojmë. Protesta e radhës do të jetë para SPAK-ut, dhe aty do të mbajmë pankartat me firmën e Erion Veliaj , të gjitha vendimet që ka marr Edi Rama për Inceneratorët”, tha Noka.
Sipas tij, shqiptarët duhet të mësojnë se për të gjitha vendimet që ka marr Edi Rama në kurriz të tyre sot po hetohet Sali Berisha.
“Shqiptaret duhet të kuptojmë një gjë që për të gjitha gjerat që ka firmosur Edi Rama sot po hetohet Sali Berisha. Në këtë vend drejtësia është me regji dhe politike”, theksoi Noka.
/a.r