Deklarata të forta ka bërë në studion e emisionit “3D” analisti Arjan Curi. Sipas tij, nëse ndaj Berishës vendoset masa e kërkuar nga SPAK “arrest shtëpie”, atij do t’i bëhet e pamundur komunikimi me jashtë. Curri theksoi se janë instaluar zhurmues rreth shtëpisë së ish-kryeministrit për të penguar valët e telefonit, por shton se po ashtu do t’i shkëputet edhe interneti.
Sipas Currit, nëse Berisha izolohet, ajo që do të ndodhë në PD është “lufta për pushtet”. Sipas tij personat që ndodhen më afër Berishës do të tentojnë të marrin drejtimin e partisë që ka në dorë Berisha. Curri tha se një nga pretendentët është Flamur Noka, por shtoi se në garë janë edhe 2 persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk i bëri me dije.
“Pas izolimit të Berishës në shtëpi, çështja është kush do drejtojë partinë nga jashtë. Unë kam vënë re që ka dy-tre persona të spikatur që mëzor po presin të marrin partinë, pjesën që drejton Berisha, në dorë pasi ai të izolohet në shtëpi. Sa i përket celularëve është marrë masë dhe janë instaluar zhurmues në afërsi të apartamentit të Berishës në mënyrë që të bëhet e pamundur komunikimi, do t’i presin internetin nga të gjitha anët që Berisha të mos komunikojë me internet.
Qëllimi nuk është vetëm ta izolojnë Berishën në shtëpi, por t’i ndalojnë atij komunikimin me botën e jashtme. I ndalojnë komunikimin me njerëzit. Tani unë po them këta do e drejtojnë partinë me kokën e tyre, do tentojnë që me dobësimin e Berishës, njëri nga këta do tentojë të marrë partinë, apo do kenë mjete përtej teknologjisë e cila do të bllokohet, janë instaluar aparatura përgjimi rrethe e rrotull apartamentit të Berishës, zhurmues. E gjitha rezistencë është kjo. Në momentin që goditet kreu, ata që janë afër tij dhe pretendojnë të marri stafetën do të lëvizin. Noka është një nga pretendentët për arsye të rolit që ka, janë dhe 2 të tjerë emra e të cilëve unë nuk i them dot sot sepse nuk dua të krijoj situatë akoma më delikate se çfarë janë këta sot”, u shpreh Curi.
/a.r