“Tashme nuk me intereson asgje, pasi ne keto momente jam duke pushuar”. Keshtu eshte shprehur Fabio Capello lidhur me mundesine e zevendesimit te seleksionerit te Italise, Antonio Conte, pas informacioneve se ai do te largohet nga posti pas Europ 2016.
“Kam marre shume telefonata, theksoi ish-seleksioneri i Anglise dhe Rusise per Sky, por ne keto momente une jam pushim”. “Tani une po argetohem duke punuar si komentator”, u shpreh Capello.