Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një video nga tregu i Lushnjës, ku dhe ka folur lidhur me produktet e importuara nga vendet e tjera të Bashkimit Europian apo dhe nga rajoni.
Braçe i mërzitur thotë se në tregun e Lushnjës ka shumë produkte të importuara, të cilat janë duke konkurruar ato të vendit. Politikani shprehet se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë janë duke konkurruar të gjitha produktet e vendit dhe kjo është një shenjë e keqe.
“Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë.
Sallata ajsberg që vjen nga Italia, ndërkohë që ne kemi sallatën tonë lakrën fantastike. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që në Lushnjë të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq. Nuk e di pse ne dhjetorin janarin duhet tu kemi bosh e të mbytur me mall importi, Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, fier e berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu. Edhe nëse fiton ashtu siç kishin hyrë në Kakavijë katër ditë më parë, është hall i madh për bujqit”, dëgjohet të thotë Braçe./m.j
Qepë e Serbisë,
Domate e Greqisë,
Ç’i mbeti Shqipërisë ?
Kastraveci i Lalërisë…..
Të rroftë e qoftë, hamhami dhe humhumi i deputetllëkut o Braqe, kur nuku ta var e të pjerdh njeri.
Gëzuar vitin e ri, dhe shtrengo mirë kastravecin.