Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në kryeqytet. Banesa ndodhet në Sauk, pranë Sanatoriumit në Rrugën ‘Shefqet Ndroqi’.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për njerëz të lënduar.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për marrjen nën kontroll të flakëve. Nuk dihen ende shkaqet.
/a.r