Nga Irena Beqiraj
Copëza nga Festivali i Këngës 62 në RTSH por më së shumti komentet e gazetarëve edhe artistëve i ndoqa ne media edhe rrjete sociale .
Sot dëgjova 3 performancat më të përfolura , këngën fituese , këngën e Besa Kokdhimës , edhe këngën fantastike por në vendin e gabuar edhe publikun e gabuar të Elsa Lilës!
Publikut të Sariles edhe “Të Hengsha Zemrën” , i cili ka një pasion të vecantë për gjinjte e silikonit , edhe fytyrat e botoksit publikut të VIP-ave të BB edhe atyre të Përputhen , gabimisht ju ofrua një performacë si ajo e Elsa Lilës!
Një performancë e shkëlqyer në skenën e gabuar , për publikun e gabuar , ku edhe artistët ngatërrojnë gjykimin për artin me gjykimin e artistit njeri !
Për një publik ku mesatarja e njerëzve shikon televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër performanca e Lilës ishte e papërshtatshme.
Kur vlerëson një publik ku artisti /artistja është vetem nje objekt, që të pëlqehesh duhet të jesh një grua e zhveshur ose një burrë me fustanellë. Cdo veshje elegante e thjeshtë është e mërzitshme , e përseritur , thjesht e gabuar .
Ne jemi të qartë edhe i kemi bërë zgjedhjet tona , duam tallava , gjinj , të ndenjura të rrumbullakosura ,buzë të fryra , artiste të sheqerosur me 10 fjalë në fjalor, edhe Elsa Lila e ka gabim që kërkon vlerësimin tonë .
Arthur Schopenhauer thoshte : po kërkove të ndryshosh shoqërinë, je me fat nëse shpëton gjallë!
NO COMMENT
Uuuuaaaa publiku I papershtatshem per kete beqirken,!!!!!!!! Merre me shtruar moj I.B dhe boll na tregove qe lexon libra e njeh muziken… Boll bere “intelektualen” se te njohin qe nga Vlora, nga fakulteti ekonomik e deri tek lagjia ku ” u martove”… Mjaft bere protagonizem.. Tani na qenke bere dhe kritike muzike…..
E verteta duket gjithmone e hidhur.
Po silicon dhe botoks je nje hiç.
Kanga e Liles ne vend te gabuar?! Sipas zonjes kshu qenka!
Pse Mos te jet e kunderta, qe Lila sduhet te ishte fare aty!!! Po fareeeeee!
Donte 3 perkthys me e marr vesh!
Pavarësisht kush është kjo që e ka shkruar, ka thënë të vërtetën. Është edukuar mileti me tallava. Elsa ngjante si ” koncert në vitin 36″. Po në atë kohë njerëzit ishin të etur për art , kjo e shkreta sa mirë që shpëtoi nga ky horror ku jetojmë sot.
Keni plotesisht te drejte. Ky milet, duke filluar nga kryeministri do vetem tallavane( ka dale disa here ne tv duke kercy tallava), per te hequr mendjen nga plaget e verteta te shoqerise ku jetojme
Paradoksi I ndryshimit dhe zhvillimit vs. Kthimit ne atdheun e mbetur ende ne feudalism. Nese emigron dhe integron, mos e kthe me koken pas, nuk je me pjese e atij komuniteti. Elsa, ec perpara e mos u demoralizo.
Asgje per te shtuar! I E verteta e hidhur e shemtuar.
Shumica e publikut shqiptar ,qe degjon muzike eshte ne nivelin e gomarit qe di vetem te pellase!
Elsa Liles i bej nje vrejtje: Nuk besoj se ne Itali do kete degjuar ndonje kengetar qe te mos i kuptohet asnje fjale e tekstit te kenges,se edhe kjo eshte pse e rendesishme e performances!
Ok Irene,Respekte!
po !!!! por jo me fustanellë, por me fustan !!! kaq se ju respektoj për ato që thoni , kur qëndroni në profesionin TUAJ, për sa kam dëgjuar ca vuçiça civiça, dulevica që flasin për ekonomi ini e vetmja që flisni SHQIP. respekte kaq !!!!!
Festivali eshte ne vitet me te keqia per kaq vite qe jetoj e degjoj kenge ne tvsh .dhe keto cmime ishin kote
Po ti kuptohej teksti do merte vleresime, besoj se mizika dhe performanca kishin vlera per mua. Por kur smer vesh kuptimin e kenges humb interesi.
Mese e vertete. Nje festival pa pike vlere. Tekste qe nuk kuptoheshin; muzike pa lidhje me tekstin, drejtues qe gabonin ne cdo tre fjale. Per te ardhur keq.
Mese e vertete. Nje festival pa pike vlere. Tekste qe nuk kuptoheshin; muzike pa lidhje me tekstin, drejtues qe gabonin ne cdo tre fjale. Per te ardhur keq.
Me pelqeu shume kenga e Elca Liles ishte tjeter nivel
Elsa vërtet ka vlera si këngëtare,por këtë herë vërtet s’meritonte çmim. Doli me bindjen se ishte fituese,këndoj për qefin e vet dhe publiku s’kuptoj asnjë fjalë dhe s’mori asnjë emocion dhe ti që merrke vesh nga muzika del dhe injoron një publik të tërë.Lërini këto moralizma ….
Na keni qa bythen jo noyzi jo stresi so elsa ,hapni syt se populli ska lek per buk varfëri ekstreme, per kto beni lajme neper portale jo per elsa lilen qe la shqiprin edhe kerkon qmimin te shqiptaret perseri ta mar atje ku jeton me mir sarile se kto sna ka lan naj her pa muzik
Zonje perse patjeter doni te anashkaloni te verteten qe nuk ka lidhje as me sarile as me vetem prepara,as me Elsen qe une e njoh qe kur ka lindutr,ti e njeh kur ka dale ne skeme. Problemi me i ndyre i festivalit eshte rtsh qe ka 30 vite qe paracaktin fituesin/en. Nuk besoj qe kur shkoni ne dasem vendono bethohven per te kercyer por napolin e ta henksha zemren. Ske faji,ka thene nastradini, kur ske pune luan deren
E verteta vjen e hidhur dhe shijohet si mjalti! Ok z.Irena. Rrespekte per te verteten