Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mamurras të Kurbinit.
Policia njofton se janë referuar materialet në Prokurori për “plagosje e rëndë me dashje” pasi kanë marrë njoftim se mbrëmë në Fushë-Mamurras ishte dëmtuar me thikë afër banesës së tij, 35-vjeçari me iniciale T.T., i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, ai ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë autorin që e ka goditur me mjet prerës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r