Një nga dy të dyshuarit për sulmin ndaj policisë në Bruksel është “neutralizuar”, pasi e kishte pikasur një helikopter i policisë pranë një kopshti.
Siç transmeton Reuters, sulmuesi ka qenë i armatosur me pushkë automatike.
Ai është goditur nga policia duke e lënë të vdekur.
Policia belge dhe ajo franceze kanë filluar kërkimet për dy të dyshuarit në Bruksel, pasi njëri prej tyre që qëlloi me armë zjarri dhe plagosi tre policë gjatë bastisjeve.