Territori shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -1°C më e ulëta deri në 18°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h në sipërfaqen e tokës dhe 28km/h në det të hapur me drejtim Lindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
/.s