Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.
Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.
Ai shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.
“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai./m.j