Aktori veteran Harrison Ford është konfirmuar se për herë të pestë do të luajë rolin e Indiana Jones. Për pjesën e pestë të filmit klasik është rikthyer edhe Steven Spielberg në rolin e regjisorit.
“Indiana Jones është njëri prej filmave më të mëdhenj në histori të kinematografisë dhe mezi presim ta rikthejmë në ekran në vitin 2019”, ka thënë Alan Horn, udhëheqës i studios filmike “The Walt Disney”.
“Është e rrallë që të kemi një kombinim të përkryer të regjisorëve, producentëve dhe aktorëve. Nuk mund të jemi më të lumtur për aventurën e Harrisonit dhe Stevenit”. Indiana Jones ishte prezantuar tek audienca në vitin 1981 kur u publikua pjesa e parë “Raiders on the Lost Ark”.
Katër filmat e mëparshëm kanë fituar gati 2 miliardë dollarë nëpër arkat filmike.