Aktori i mirënjohur shkodran Bruno Shllaku i është bashkuar Partisë Socialiste në moshën 60-vjeçare. Ai mori kartën e anëtarësisë këtë të martë nga vetë kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social Facebook deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe e ka vlerësuar nder të posaçëm anëtarësimin e artistit në parti. “Dhe ku, në Shkodër”, – shkruan ai, duke ju referuar faktit që Shkodra konsiderohet si bastion i djathtë.
Bruno Shllaku është djali i regjisorit, Artisti i Popullit Lec Shllaku, dhe bashkëshort i artistes tjetër të mirënjohur të Teatrit “Migjeni”, Paskualina Shllaku (Gruda).