Disa muaj pasi shtetasi Rus Alexey Smaznov fitoi lirinë nëpërmjet gjykatës së apelit, prokuroria e shkallës së dytë ka bërë rekurs në gjykatën e lartë për kthimin e tij ne qeli.
Vendimi për lirimin e Aleksei Smaznov, është marrë pak kohë më parë nga gjykata e Apelit Tiranë, ku gjyqtari i çështjes ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “garanci pasurore” prej 50 milion lekë.
Rusi me profesion kapiten Alexey Smaznov solli në Shqipëri 22 mijë e 500 litra naftë kontrabandë për llogari të kompanisë së hidrokarbureve që kontrollohet nga biznesmeni Pirro Bare.
Por teksa anija ka hyrë në ujërat e detit Adriatik, Piro Bare, ka paraqitur dokumentacion në doganën e Portit të Durrësit, për ta shkarkuar këtë ngarkesë në depozitat e tij në “Porto Romano”.
Për shkak të problemeve në dokumentacion, Piro Bare, nuk ka mundur të “çajë” në doganën e Durrësit me qëllim futjen e naftës në Shqipëri.
Dhe për pasojë ka vendosur të tërhiqet nga blerja e kësaj sasie, duke braktisur procedurat në Doganën e Durrësit.
/f.s