Një operacion është finalizuar nga policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, operacion i cili është zhvilluar nga dita e shtunë deri në orët e para të mëngjësit të kësaj të diele.
Sipas burimeve në pranga ka rënë përgjegjësi i Doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës.
Vision Plus mëson se bëhet fjalë për Ardit Abria, doganier me detyrë përgjegjës turni dhe Eliod Shurdhaj doganier fizik, në Degën Doganore Kakavijë.
Ndërsa në kërkim u shpall Arben Marvataj, me detyrë Doganier i parkimit, si dhe e 3 punonjësve të Antikontrabandës, me shërbim në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shtetasit Fjodor Rucaj, Norion Spaho dhe Gramoz Shehu.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, i shtetasve (drejtues të automjeteve dhe posedues të mallrave të importuara)
1-Valter Dosti
2- Thanas Malaj
3-Rigent Ismaili
4- Astrit Xhaxha
5- Arjan Mustafaj
6- Fatjon Osmani
Në gjendje të lirë u procedua shtetasi P.Q.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa dhjetra ton mallra të padeklaruara, aparate telefonikë celular, vlera monetare, etj.
Vijon kryerja e veprimeve hetimore procedurale, për inventarizimin e mallrave të sekuestruar, këqyrjen e aparateve telefonikë celular, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e instaluara në këtë pikë doganore, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, duke u fokusuar tek punonjësit e Policisë Kufitare dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tyre.
/a.r