Pas heqjes së imunitetit nga Kuvendit, tashmë është në dorën e gjykatës poër të vendosur për masën e sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha. Në datën 26 dhjetor, në orën 10:00, gjykata do të marrë një vendim nëse Berisha do të rrijë në “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.
Oerd Bylykbashi në një intervistë në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn tha se drejtësia po vepron me urdhra të kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se ky plan ka filluar që prej vitit 2017.
“PD është qartazi në një agresion të madh. Agresioni vjen drejt për drejt nga Edi Rama. Është një plan që nga 2017. Është fillimi i provuar i korrupsioonit me lobin kundër Sali Berisës, për mosregjistrim në zgjedhje. Kjo e fundit, është akti i fundit që Rama ka marrë, duke përdorur drejtësinë.
Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë e çfarë vendimi do marrë gjykata. Ajo që kërkon SPAK është e paligjshme dhe antikushtetuese. Gjykata ndoshta merr një vendim të ndryshëm”, tha Bylykbashi.
Deputeti demokrat më tej shtoi se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, do të diskutohet për organizimin e partisë dhe se si do vijohet më tej.
“Kjo është mbledhaj e parë e Këshillit Kombëtar pas 2 dhjetorit. Mund të vendoset që të ketë ndërhyrje për të përshtatur aspektin organizativtë partisë me këto situata. Ajo që do diskutojmë është si do vijohet më tutje për këtë situartë që është e paprecedentë.
Gjenerata e studentëve të dhjetorit shpresonte për europën dhe sot i kanë fëmijët në europë sepse këtu nuk kanë më shpresë”, shtoi Bylykbashi.
Deputeti demokrat më tej dha edhe arsyet, se përse mazhoranca kërkon arrestimin e Berishës.
“Si rregull arresti vendoset kur nje person mund të largohet. Berisha duhet të arrestohet sepse po vjen në Parlament duke mobilizuar njerëz. Njerëzit arrestohen sepse duan të prishin provat, ndërsa berisha po nxjerr provat që ka fshehur SPAK”, shtoi Bylykbashi./m.j
Bylyku i durresit se bylykbashi nuk e meriton po si mundet te thuash se arrestimi apo dënimi i nje komunisti te diktatures qe e ka shkateruar sistematikisht kete vend qysh nga 1992 kur duhet te ishte ne pranga nga 1996 me piramidat apo te pakten me 97 si mundesh te jesh kaq i ulet kaq imoral ne ndergjegje se nese ky person do te ishte me parime dhe pozitiv ne cdo aspekt dhe veprimtari politike ndaj vendit nese do te ishte nje patriot qe do te sakrifikonte per kombin do te punonte me përkushtim ndaj kombit sot do te ishte i përkrahur masivisht dhe do te ishte populli qe do ta lartesonte por nje renegat si ai nje revanshist si ai nje karrierist i semure si ai nje injorant e kokeforte i paskrupullt si ai ne politike flas ne keto 30 vjet nuk mendoi se do te kete ne kete vend dhe te perkrahesh e te mbështetet nje njeri i tille apo te jesh fanatik i tij kjo eshte te jesh po aq i poshter sa ai ndaj ti bylyku i durresit e bylyke si ty jane e keqja e këtij vendi