Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” është arrestuar sot (22 dhjetor) me urdhër të SPAK.
Në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.
Por kush është Rexhep Rrapi?
Rrapi është arrestuar nga policia e Rinasit më 31 mars 2023.,
60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë”, thuhej në njoftimin e policisë më 31 mars.
Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij.
Ai lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili u sekuestrua bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve.
Sakaq, Vizion plus mëson se së bashku me ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë Dedan Gjonin akuzohen për tentativë vrasjesje. Shënjestra e atentatit ka qenë Xhevdet Plaku.
/a.r