Cilësia e djathit që konsumoni nuk ka arritur maksimumin e tij. Është koha të filloni të marinoni djathin. Drejtoresha për ushqimin në bonapettit.com, Carla Lali, mban gjithmonë disa kavanozë qelqi në shtëpinë e saj sa herë që ajo dëshiron të fusë bukë të thekur, supëra apo sallata e ushqime të çfarëdolloji.
Por më i preferuari i saj është djathi në feta i marinuar, një teknikë e thjeshtë, mjaft të keni një kavanoz, frigorifer, vaj ulliri, disa përbërës të thjeshtë dhe 5 minuta kohë.
Hidhni në fund të kavanozit pak vaj ulliri, një degë trumzë dhe një fetë djathi, shtoni 2 speca të thatë të kuq, më pas sërish disa feta djathë, disa degë trumzë, sërish speca të kuq dhe mbusheni me vaj ulliri. Mbylleni fort kapakun dhe futeni në frigorifer.
Lëreni sa dëshironi që të marrë aromat e përbërësve dhe është gati ta shijoni.