Ish-konkurrentja e Big Brother, Françeska Jaçe është rrahur me një tjetër femër në një nga lokalet e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën ‘Nikolla Tupe’, dhe konfirmohet për Panoramën nga burimet e Policisë.
Ajo është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Sipas informacioneve, Françeska ka dhunuar dhe ka qëlluar me grushte Katerina Beqon.
Sherri mes tyre mësohet se ka ndodhur për shkaqe banale.
Pas ngjarjes, Françeska është larguar nga lokali dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.03.2016, në orën 21:30, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetases Françeska e datëlindjes …1993, banuese në Tiranë, sepse në rrugën “Nikolla Tupe”, për motive të dobëta, ka goditur me grushtë në fytyrë dhe në kokë, shtetasen Katerina Beqo, e datëlindjes .1987, banuese në Tiranë. Neni 90 i K. P.
Panorama