Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për të pezulluar masat shtrënguese për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një intervistë në “Real Story” në ABC, përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso e ka quajtur antikushtetuese vendimin e gjykatës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë intervistës Ivi Kaso tha se ka zhbërë nenin 134 pika c të Kushtetutës.
“Vendimi i Kushtetues i gabuar dhe antikushtetues. Çështja në të kundërt të asaj që është trumbetuar se është personale e Berishës, nuk ishte farë kjo. Jam i shqetësuar pasi Gjykata Kushtetuese duke pasur parasysh presionin, ka zhbërë nenin 134 pika c.
Kur mundet kjo të zbatohet. E drejta e 1/5 për të çuar çfarëdo çështje përpara Gjykatës Kushtetuese. Duhet ta sjellë Kuvendi thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo që ka ndodhur sot shumë e rëndë.
Në rastin e Saimir Tahirit Kuvendi ka ushtruar një kompetencë, ka nxjerrë një vendim. Ngrihet SPAK dhe GJKKO dhe thotë e ushtroj vetë, nuk ka nevojë ta ushtrojë Kuvendi. Na dalin organet e reja të drejtësisë dhe e interpretojnë ndryshe. Nga pikëpamja e kushtetutës ishte kjo kërkesa e opozitës, për të mbrojtur interesin më të lartë”, tha ai./m.j