Ish-deputeti Halit Valteri në “Studio Live” në Report Tv ka bërë një koment dhe për kreun e Partisë së Lirisë i cili gjithashtu është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.
“Thonë se bën tre orë gjumë natën dhe ka lidhur kokën me peshqir. Thonë që s’i ka mirë punët, për ato që ka katranosur. E ke parë që kur la mandatin e presidentit edhe në 2023 pak shoë politik. Është cikël i mbyllur ka kry punë. Është limon i shtrydhur.
Nuk ka çfarë të japë më. Janë miliarda euro që i kanë të investuara. Nuk largohen dot nga ky vend. Nesër ndahet shapi nga sheqeri do kesh një tufë njerëzish”, shtoi ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arbër Hitaj./m.j