Antimafia italiane, Eurojust dhe SPAK kryen një operacion të madh anti-drogë dy dite më parë, pjesë e të cilit ishin italianë dhe shqiptarë.
Ata merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e drogërave të llojeve të ndryshme nga Shqipëria për në Italinë e jugut.
Operacioni i quajtur “Kulmi” u rikonfirmua sot nga Gjykata e Lartë italiane duke lëshuar edhe 19 urdhër arreste të tjera, ndërkohë që pjesa më e madhe e grupit ishin arrestua në qershor të vitit 2020 pas hetimeve që kishin nisur që prej vitit 2017.
37 të arrestuarit gjatë fazës që parë janë gjykuar tashmë dhe u janë dhënë dënime deri në 11 vite burg. Mediat italiane raportuan atëhere se grupi drejtohej nga vlonjati Robert Myftari, i cili u shpall në kërkim.
Vizionplus.tv ka siguruar dosjen hetimore të palës italiane mbi këtë grup kriminal, ku vërehen diskutimet mes pjestarëve të grupit në lidhje me transportin dhe shpërndarjen e drogës.
Grupit kriminal iu sekuestruan një sasi e madhe parash, prona të paluajtshme deri në 4 milion euro si edhe 3.3 ton drogë, me një vlerë rreth 40 milion euro në treg.
Antimafia italiane ka ndjekur hap pas hapi grupin duke i përgjuar në veprimtarinë e tyre. Në një moment, antimafia ka kapur shqiptarët Ervin Mandri dhe Bledar Allmuça, të cilët shkuan për të marrë një ngarkesë droge në një zonë të Barit me një makinë tip “Fiat Croma”.
Sipas përgjimeve që janë zbardhur në dosjen e siguruar nga Vizionplus.tv, Mandri dhe Allmuça flasin me kode për drogën, ndërkohë që në një moment ndjehen të çliruar duke përdorur edhe termin “e bardhë” ku bëhet fjalë për kokainën.
Po ashtu, policia italiane raportohet se i kishte vendosur një përgjues në makinë dy shqiptarëve dhe janë përgjuar në momentin kur kanë shkuar për të marrë një sasi droge nga një Italian.
“Po tani, o zio?”, -dëgjohët t’i thërrasë Bledar Allmuça-Ervin Mandrit. Ndërkohë që Mandri i përgjigjet: Merre, lere në shkurre njëherë!
Më pas, Mandri dëgjohet duke folur në gjuhën shqipe me vete (duke sharë), teksa raportohet se italiani nuk i kishte dalë në vendin e paracaktuar për të lënë drogë.
Pasi kanë mbaruar punë me marrjen e drogës, Mandri dhe Allmuça flasin se sa para kanë me vete për të përfunduar “operacionin”, ndërkohë që në një moment flasin për nevojën e shitjes së një sasie kokaine, me paratë nga e cila “mund të mbaronin disa punë”.
Të arrestuarit në 2020:
Orhan Duçellari, Ardi Hilaj, Marjus Kaçani, Manushaqe Korri, Ervin Mandri, Ledjo Pashaj, Antonio Pashollari, Hasan Tali, Agron Tosku, Edison Sharka, Bledar Allmuça, Flamur Gjika, Elton Ismaili, Kreshnik Laçi, Bashkim Skura, Oliver Smakaj, Dritan Zaganjori, Rolandi Laçi, Shkëlzen Daçi, Fatmir Doka, Erind Garubi, Ardit Hoxhaj, Vullnet Daçi, Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë, Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë, Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë, Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë./m.j