Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” në pranga ra shtetasi R. D., 28 vjeç, banues në fshatin Metallaj, Shijak.
Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambinet afër banesës së tij.
Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/a.r