Lufta në Ukrainë arrin ditën e 665, në një kohë kur situata operacionale në lindje dhe jug mbetet e vështirë. Për këtë ka folur në konferencën e tij të fundvitit, Presidenti Volodymyr Zelensky, duke theksuar se ushtria ka kërkuar të mobilizojë 450-500 mijë ushtarë të tjerë për të përballuar sulmet ruse.
Por sipas liderit të ukrainasve do të nevojiten para. “Ne besojmë se SHBA dhe Evropa nuk do të na zhgënjejnë në aspektin e mbështetjes”, tha Zelensky. Sakaq, Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë vetëm një paketë tjetër ndihme në Kiev deri në fund të vitit nëse Kongresi nuk lëshon fondet e reja.
Zelensky po ashtu përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve gjatë luftës, ndërsa për herë të parë deklaroi se mosha e rekrutimit të ushtarëve mund të ulet nga 27 në 25 vjeç.
Parlamenti i Ukrainës miratoi ligjin për uljen e moshës së rekrutimit ushtarak, por projektligji ende nuk është nënshkruar nga Zelensky.
“Unë nuk do të lejoj që gratë të rekrutohen“, tha presidenti, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ligjin e ri të mobilizimit.
/a.r
Or zoteri Zelenski ti nuk ke problem per ushtare ti ke problem me trurin qe nuk te funkcionon mundesine qe patet para se te fillonte lufta nuk e pranuat pse nuk donin Amerikanet dhe perendimi,po ta kishit lajmeruar Ukrainen si shtet Neutral ose zone Neutrale sot Ukraines nuk doti mungonte asgje ,dhe sot kerkoj perendimit 500-000 ushtare dhe pergjigja dote jete se asnji ushtare nuk dote japin ,keshtu dota zhdukish popullin Ukrainas tue i besuar perendimit.dhe neser dote mbetesh ne qorsokak.