Gjermania është tronditur sot nga një shpërthim. BBC bën të ditur se një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në Berlin. Sipas policisë gjermane, një person ka humbur jetën si pasojë e këtij shpërthimi, I cili është shoferi i makinës. “Një Passat Volksëagen ka shpërthyer në Bismarckstraße ndërsa ishte në lëvizje”, tha policia e Berlinit. Shoferi vdiq nga plagët e rënda para se të mbërrinte ambulanca. “Hetuesit tanë besojnë se ishte një mjet shpërthyes që ka shkaktuar ngjarjen. Zona është vendosur në perimetër sigurie dhe hetimet po vijojnë”, bën të ditur oficerët e policis gjermane.