Kryeministri Rama ka komentuar sot vendimin për shenjtërimin e Nënë Terzës. Përmes një statusi në Facebook, Edi Rama shkruan se ajo është një shembull i njehsimit për dashurinë ndaj tjetrit.
“Pas lumturimit, 13 vjet më parë, Nënë Tereza ngjiti sot qiellin e lavdisë së altareve të mbarë Kishës së përbotshme, falë vullnetit të Papa Françeskut. Ajo i’u bashku kështu edhe shenjtëve që Shqipëria i ka përfalur njerëzimit dhe besimit tash sa mot. Forcë e shembullit të njehsimit me dashurinë për tjetrin, Nënë Tereza është e parëlindura shenjtore shqiptare e shekullit të ri dhe me siguri, një uratë për lumturimin e 40 martirëve shqiptarë. Të cilët u përdëllyen në mbrojtjen e besimit dhe të ndërgjegjes përgjatë kalvarit të ferrit komunist, në shekullin që lamë pas!” – shkruan Rama.
Papa Françesku miratoi sot shenjtërimin e Nënë Terezës më datë 4 shkurt të këtij viti.