Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet për imunitetin e Sali Berishës. Mësohet se nga opozita i pranishëm si anëtar është vetëm Enkelejd Alibeaj.
Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Në Këshillin e Mandateve kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës do e mbrojnë prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Milloani. Ndërsa vetë i akuzuari që pritet të arretohet ka refuzuar pjesëmarrjen në mbledhje dhe proteston jashtë Kryesisë së Kuvendit me një grusht militantësh.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
***
LIVE: PROTESTA E ‘RITHEMELIMIT’ JASHTË KRYESISË SË KUVENDIT: