Një person ka rënë aksidentalisht në lumin Buna teksa ishte duke peshkuar. Policia e Shkodrës tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës, ku shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë ka rrëshqitur në ujë ndërsa ishte duke peshkuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/a.d