Mungesa e unanimitetit në dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën ka ngritur alarmin në Athinë, për shkak të precedentit që krijon.
Kryeministri Viktor Orban ngulmoi se as Hungaria, as BE-ja, nuk ishin të gatshme të hapnin negociatat për anëtarësim me Ukrainën.
Pavarësisht kësaj, statusi u miratua me aprovimin e vetëm 26 vendeve anëtare.
Në një artikull të Kathimerinit, nënvizohet paralajmërimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholtz për hapjen e grupkapitujve të parë për Shqipërinë, pavarësisht vetos greke për çështjen Beleri, të cilën e konsideron çështje bilaterale.
Ky shqetësim u ngrit edhe nga presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis, i cili si udhëheqës i një vendi të vogël u shpreh “Suksesi i Bashkimit Europian gjatë gjithë këtyre viteve ishte vendimmarrja përmes një procesi, përmes një dialogu që përfundimisht i çonte të 27 vendet anëtare në një qasje të përbashkët.
Mendoj se po krijohet një precedent shumë negativ, të cilin do ta shqyrtojmë edhe më gjerë në diskutimet e ardhshme. Kancelari gjerman, Olaf Scholtz në prag të samitit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, foli nga Parlamenti Europian, ku kërkoi që të mos ishte e nevojshme dakordësia unanime e 27 vendeve të BE për këtë proces.
“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë“, – u shpreh kancelari.
Pritet që në tryezar e diskutimit të liderëve të Bashkimit Europian në vijim të jetë edhe propozimi i kancelarit gjerman Olaf Scholtz./tch
Shqiperia te falenderoje Greqine qe vuri veto se po u fut ne Bashkimin Evropjan Shqiperia do behet si Bullgaria dhe Rumania hidhini nje sy te shikoni si jane katandisur keto shtete sic ishin para 17 vjetesh ashtu jane dhe sot ska ndryshuar gje keto shtete skane asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese asnje dron asnje lloj arme te perendimit kane ato qe kishin kur ishin komuniste as fabrika kane as bujqesi te zhvilluar kane dhe vazhdojne akoma jane emigrante.ben gjith keto perpjekje Shqiperia te futet ne BE pse qe te katandisemi si Bullgaria me Rumanine.SHQIPERIA ME ZGJUARSI FUTI NE LOJE TURQINE POR ME E ZGJUAR TE FUTI NE LOJE DHE SUPERFUQI TE TJERA SI KINEN DHE RUSINE,KESHTU KETO SUPERFUQI DO KONKUROJNE KUSH DO NA JEP ME SHUME QE TE KALOJME NE INFLUENCEN E TYRE.Evropa eshte shum pas ne cdo aspekt edhe nga superfuqi te reja si Turqia irani korea e veriut
Sa tmarre ka kjo bote krahason iranin korene e veriut me vendet,ne iran te vrasin per nje shami ne korene e veriut gjysma e njerzve po vdesin nga urija.Ne kohen e komunizmit kishim me bollek tanke aeroplane raketa por nuk kishe ushqimet baze,buka me racion mishi me talon veza me mik qumshti me radhe per nje pale pantallona duhej te punoje 15 dite per nje xhokuvente 1 muaj me shku ne velipoje duhej me marre leje ne dege te brendshme etj etj.Shko mor djale e jeto ne turqi e ne kine e do ta shohish qe 70%e popullsise duhan te emigrojne ne europe.
Amerika dhe Evropa aleatet tane u japin miliona dollare gazetareve Shqiptare dhe kanaleve televizive qe ti mbushin mendjen popullit Shqiptare se Shqiperia me zero aeroplan zero tanke zero nendetese zero raketa zero fabrika zero bujqesi dhe Shqiptaret te jene emigrante skllever te punojne per Evropen keshtu Shqiperia eshte mire keshtu duhet vazhduar.PO SJEMI MIRE ASHTU KA PROBLEM KETU DUHET NDRYSHIM.