Pëlqyeshmëria e liderëve të rinj është analizuar nga Barometri edhe për të kuptuar sa kanë depërtuar ata brenda votuesve të kampeve ekzistuese, të majtë dhe të djathtë.
Rezulton se pëlqyeshmëria e tyre vjen në shifra të konsiderueshme edhe nga votues të PS edhe nga votues të opozitës.
Për shembull, ata që pëlqejnë Adriatik Lapajn janë 31,9 % socialistë dhe 30,8 % demokratë.
Ata që pëlqejnë Arlind Qorin janë 23,1% socialistë dhe 18,2 % demokratë, ose votues të opozitës.
Ata që pëlqejnë Endri Shabanin janë 15,8% socialistë dhe 14,9% votues të opozitës në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ajo që i përbashkon të tre drejtuesit e rinj të lëvizjeve të reja politike është mbështetja më e ulët që ata kanë tek qytetarët, që nuk identifikojnë për kë kanë votuar në vitin 2021.
/a.d