Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të pyetur nuk i njohin liderët e rinj. Më pak prej tyre njihet Endri Shabani ku 53% e qytetarëve të pyetur nuk e njohin atë. Më pas vjen Arlind Qori ku 50% e qytetarëve të pyetur përgjigjen se nuk e njohin.
Edhe pse Adriatik Lapaj duket më shumë i njohur krahasuar me dy liderët e tjerë të rinj, sërish 42% e qytetarëve përgjigjen se nuk e njohin atë. Ky nivel mos njohje është tregues nga njëra anë i vështirësisë së depërtimit të liderëve dhe platformave të reja politike në shoqëri dhe nga ana tjetër i potencialit të tyre për t’u zgjeruar krahasuar me liderët tradicionalë.
Qori më shumë mendim pozitiv tek votuesit socialistë, Shabani dhe Lapaj mbështeten njësoj si nga demokratët dhe socialistët .
Për Arlind Qorin kanë mendim pozitiv 23.1% e atyre që kanë votuar PS në zgjedhjet e 2021. Ndërkohë mendim pozitiv për të kanë treguar vetëm 18.2% e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët e saj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ndërkohë që për Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani mendimi pozitiv për ta është shumë i ngjashëm si tek socialistët dhe ashtu dhe tek demokratët.
/a.d
Hahaha liderrat e rinj.kopypest e liderrave te vjetruar te sotem. Aktor medioker.matrioshkat e sorossatanizmit globalist.kukulla te paguara.te cilat edhe kur tentojne apo bejne avokaturen ndaj popullates.njeherazi kan njejten tendence per te na treguar se.ata jane ehuha sa te ditur.dhe po kaq te besuar te liderrave aktual. Kjo nuk do shum mend.aktiv me fushata si dikur ne kohen memes se memave parti bija te ppsh. Me nje fjale harabelat e punistodenonkratures ne bankoprove kush mashtron me shum duke thene ca te verteta me leje. Ky vend .nje hap ndan me mjerimin total. Kjo eshte fatkeqesia. Askund asnje popull.nuk nxjer klase politike me djallezore se shqiperia.te gatshem te hane pa pjekur popullin.nga i cili vine.por ne sherbim te kanibalizmit shtetarshtetshperytyrues mental osmanoturkomongoloarabikokinez.te gatshem ta cfarosin ter popullaten.per te sunduar duke vjedhur e gjunjezuar popullin pambrojtje.