Presidenti është lideri më i pëlqyer për shqiptarët. Ilir Meta lideri me i papëlqyer.
Këto janë gjetjet e fundit të Barometrit për pëlqyeshmërinë e liderëve. Në këtë renditje kryeministri vjen menjëherë pas Presidentit me 47,8% të pëlqyeshmërisë. Më pas renditet Sali Berisha me 10 pikë diferencë. Edhe më poshtë renditet Lulëzim Basha me 21,9%, ndërsa kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e pëlqejnë vetëm 10% e të pyeturve.
Edhe për mendimin negativ konfirmohet e njëjta qasje për liderët e politikës. Në krye qëndron Ilir Meta me 85,2% dhe më pas në renditje është Lulzim Basha me 73%, më tej Sali Berisha me 65,7%, Edi Rama me 49,4% dhe Presidenti me 27,2%.
Të krahasuara në kohë, matjet e Barometrit në Euronews Albania vërtetojnë se mendimi pozitiv i liderëve, pavarësisht shifrave, është rritur për të gjithë krahasuar me matjet e fundit të bëra në janar të këtij viti.
Rama është rritur në pëlqyeshmërinë tek qytetarët me 11%, Berisha me afërsisht 10%, Lulzim Basha me 14% dhe Ilir Meta me 6%.
/a.d