Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.
Fillimisht Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës./m.j