PriFest ka lidhur marrëveshje dhe këtë vit do të sjellë në Kosovë një nga sipërmarrjet ndërkombëtare të industrisë së filmit që mbështet talentet e reja nga e gjithë bota, laboratorin e njohur ndërkombëtar Torino Film Lab.
Përpos emrave të shquar, PriFest do sjellë një mundësi të rrallë për të gjithë filmbërësit, mundësi e cila vjen falë platformës regjionale të industrisë së filmit – PriFORUM.
Përgjatë 5 ditëve, nga 22-27 prill, profesionistët e filmit nga rajoni, të cilët janë pjesë e Best Pitch Competition, tashmë një traditë prej 4 vitesh në PriForumin e PriFest, do kenë mundësi të fitojnë eksperiencë jo vetëm për mënyrën e prezentimit të projektit por edhe lidhur me informimin mbi Audiencën dhe zotimin e Strategjive të marketingut të filmit për projektet e ndryshme kinematografike që në fazën e hershme të zhvillimit të tyre. Gjithashtu, ata më me “fat” do të përzgjidhen për .
Gjatë garës Best Pitch, të gjithë kineastët profesionistë, të përzgjedhur paraprakisht për të marrë pjesë në këtë garë me projektet e tyre, të cilët do garojnë për çmimin “” do kenë mundësinë të marrin pjesë edhe në ë trajnim dy-ditor lidhur me prezentimin e projektit filmik – Pitching training, i cili këtë vit do të realizohet nga Torino Film Lab.
Përvec këtij trajnimi Torino Film Lab poashtu do të mbajë një trajnim tjetër për një numër më të vogël projektesh lidhur me Marketingun dhe Audiencën për filmin, ku producentët dhe regjisorët e përzgjedhur do të kenë mundësi të mësojnë më shumë se si t’a bëjnë filmin e tyre më atraktiv për një audiencë dhe treg ndërkombëtar. Kjo është thelbësore në mënyrën se si më pas filmi do gjejë publikun e tij, se si do komunikojë me të dhe se si do arrijë të prekë jo vetëm audiencën e gjerë, por edhe atë të profesionistëve të kinemasë, siç janë festivalet më ambicioze të filmit në botë.
Këto trajnime do të zhvillohen nga ekspertët e njohur të Torino Film Lab: Matthieu Darras dhe Joanna Solecka.