Një shqiptar i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e shantazhit dhe kërcënimeve nga një i ri shqiptar, i cili i kërkonte para.
Report Tv mëson se shqiptaro-amerikani është paraqitur rreth mesditës në Policinë e Durrësit për të denoncuar rastin.
Sipas tij, Benardo Doçi, 25 vjeç, banues po në Durrës, e ka kërcënuar vazhdimisht përmes celularit për t’i dhënë një shumë prej 5 mijë dollarësh.
Burime pranë bluve thonë për Report Tv se i riu durrsak e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme nga “do të të rrah” deri tek “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.
Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia u vu menjëherë në ndjekje të autorit./m.j