Seanca e Kuvendit u mbyll në rreth 10 minuta, ku Rithemelimi dhe mazhoranca “e bën punën e tyre”. Deputetët e Berishës për më shumë se 1 orë para nisjes parlamentit shkaktuan kaos dhe përplasje me gardistët, e ndërsa mazhoranca me shpejtësi dhe fuqinë e kartonave kaluan të gjithë rendin e ditës.
Xhamat e thyera në derën kryesore të Kuvendit janë gjurmët e asaj që mbeti pas nga kjo e enjte parlamentare.
Vetë Rithemelimi e ka paralajmëruar që nuk do të lejojnë që Kuvendi të bëjë punën e saj, e ndërsa nga ana tjetër mazhoranca refuzon që t’i shtrijë dorën për dialog, pasi sipas tyre nuk ka vend për negociata.
Rithemelimi kërkojn 8 Komisione Hetimore, por për socialistët kërkesa e tyre është në shkelje të Kushtetutës.
Prandaj kanë propozuar edhe disa ndryshime në ligjin për këto Komisione, me argumentin se shumë prej tyre janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese në të kaluarën.
/a.r