Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” në Tiranës.
Sipas policisë, 42-vjeçari Rudolf Z. ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 ku ka deklaruar se rreth orës 06:45 kur ka qenë duke kaluar në rrugë me makinë, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje gjeti disa gëzhoja.
Po kështu, nga kqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, është vënë re një person i dyshuar i cili është shpallur në kërkim.
Personi në video është i dyshuari nga policia që mendohet se ka qëlluar me armë zjarri në Don Bosko në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Policia nuk e ka identifikuar plotësisht. Dyshohet se bëhet fjalë për një person që mund të ketë nga burgu kohët e fundit.
Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë dhe është shpallur në kërkim nga policia.
/a.r