Një 82 vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Lushnje, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.
Si pasojë e zjarrit dhe tymit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga banesa në kohë.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e lënë ndezur gjatë natës që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
/a.r