Rusia ka paralajmëruar NATO-n se çdo disponibilitet infrastrukturor ushtarak për forcat ajrore të Ukrainës do të konsiderohet si përfshirje në luftë dhe mbi këtë vlerësim do të merren masat përkarëse.
Kreu i delegacionit rus në konferencën e sigurisë ushtarake dhe kontrollit të aëmëve në Vjenë, Konstantin Gavrilov, ka bërë të qartë se çdo lëvizje në këtë drejtim është akt lufte.
“Ne po dëgjojmë komente që për shkak të shkatërrimeve të mëdha të infrastrukturës ajrore të Ukrainës, avionët F-16 që i janë dorëzuar Ukrainës mund të kryejnë misionet e tyre nga bazat në Poloni, Rumani apo Sllovaki. Moska do ta shohë këtë si pjesëmarrje të këtyre vendeve në konflikt dhe Rusia do të adresojë masa reciproke”, tha ai.
Për çështjet e kontrollit ajror ka folur në SHBA edhe presidenti ukrainas Zelenskiy, madje duke cilësuar se “kush kontrollon ajrin, kontrollon zgjatjen e luftës”, duke lënë të kuptohet se ndihma perëndimore duhet të përqendrohet pikërisht këtu.
/a.d