Në një debat janë përfshirë analistët Aleksandër Çipa dhe Arjan Curi në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa po diskutonin në lidhje me kërkesën e SPAK në Parlament për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës në “arrest shtëpie”.
Curri u shpreh se SPAK do i bëjë “dhuratë” Berishës nëse e arreston, ndërsa Çipa e konsideroi si “skenarë mediokër”.
Debati:
Curi: E njoh aq mirë sa them që ai ishte kaq i eksituar sot politikisht…
Çipa: Paske lexuar Kushtetutën e vjetër
Curi: Njoh Berishën e vjetër thash
Çipa: Skenar mediokër ky
Curi: Kundërshtoje ti. Ju mendoni që Berisha nuk e kërkon arrestimin e tij?
Çipa: Përmendi Navalnin. Navalni është dënuar me 18 vite dhe madje nuk dihet në cilin burg është
/a.r